‘Nuk e vrau varka, por shteti’, Stresi bëhet pjesë e protestës për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
Protesta me moton: “Nuk e vrau varka, por shteti” para Ministrisë së Brendshme. Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. Qindra qytetarë janë bërë pjesë e protestës, me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi.





