Roma ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri
Edhe kryeqyteti italian Romë ka vendosur të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve. Kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi ka firmosur këtë pasdite urdhëresën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarrëve, kapsollave, materialeve shpërthyese e lojërave piroteknike nga ora 00.01 e 31 dhjetorit deri në ora 24 të datës 1 janar





