Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal pranë liqenit të Farkës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar babë e birë që ka qenë duke qëndruar në lokalin e tyre.
Shtetasit 50 dhe 25 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi 25 vjeç.
Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.
Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al