Në prag të “Festës së Falenderimeve” dhe Krishtlindjeve, Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, ka dhënë alarmin se sallata jeshile është bërë shkak i spitalizimit te dhjetëra njerëzve në mbarë shtetin.
“Njerëzit nuk duhet ta blenë ose të hanë sallata jeshile, restorantet nuk duhet ta servirin, e çdo njeri që e ka në shtëpi duhet ta hedhë menjëherë dhe të pastrojë frigoriferin nga ajo”-është deklarata e autoritetit amerikan-“Bëhet fjalë specifikisht për sallatën e llojit “romain”, por nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë keni në tavolinat tuaja, duhet ta hidhni dhe të pastroni duart apo vendet ku është ruajtur sallata. E mira është të përdorni solucion anti-bakterial”.
Shkak për këtë alarm janë bërë rastet e 32 njerëzve në 11 shtete, të cilët janë ndjerë keq dhe në momentin e shtrimit në spital është zbuluar se ishin të prekur nga një formë virulente e E.Coli. Të gjithë personat kishin ngrënë apo përdorur sallatë në ushqimet e tyre. Masat drastike dhe këshillat që vijnë nga Qendra e Kontrollit janë të nevojshme derisa të zbulohet origjina e epidemise. I vetmi informacion që dihet deri tani është fakti që sallata është e rritur në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanda, prandaj vendet të cilat nuk importojnë nga këto shtetet janë të sigurta.
Ky shpërthim i E.Col-it, një nga baktereve më të rrëzikshëm që qarkullojnë, ka filluar që në 8 tetor. Në atë kohë çoi në spitalizimin e 8 njerëzve, madje njërit prej tyre i solli probleme me veshkat. Por tani është zbuluar që vjen nga sallata, për shkak të prekjes së serave dhe vendeve ku ajo kultivohet. Për këtë kanë ndihmuar dhe dëshmitë e disa kuzhiniervë të cilat kanë vënë re një gjë nuk shkon me sallatën në disa raste. E.coli, rrezikun më të madh e sjell për shkak të aktivizimit të disa toksinave në trup dhe që prek organe si veshka apo mëlçia. Asnjë vdekje nuk është raportuar deri tani por me përdorimin në masë të sallatës, sidmos në këtë periudhë, këshillat e ekspertëve dhe autoriteteve duhen ndjekur patjetër.