Autoritetet spanjolle kanë kapur atë që besohet të jetë e para nar.konëndetëse që kalon oqeanin Atlantik me 121 mln $ ko.kainë brenda

Autoritetet spanjolle kanë kapur atë që besohet të jetë e para narko nëndetëse që kalon oqeanin Atlantik.

Forcat e sigurisë raportojnë se kanë sekuestruar 3 tonë kokainë brenda mjetit lundrues nënujor gati 20 metra i gjatë. Në treg, kokaina vlerësohet se do të shitej për një shumë totale prej 121 milionë dollarësh.

Nëndetësja kishte tre persona në bord. Dy prej tyre, nga Ekuadori, janë arrestuar, ndërsa i treti, shtetas spanjoll, është në arrati.

Nëndetësja u pikas ndërsa po udhëtonte nga Kolumbia drejt Europës, një udhëtim prej 7690 kilometrash. Sipas hetuesve nëndetësja kushton 2,7 milionë dollarë, çka i bëri ata të besojnë se sasia e lëndës narkotike në bord duhet të ishte shumë e madhe.

Autoritetet spanjolle thanë se kjo është hera e parë që një mjet i tillë është përdorur për të futur drogë në vend.

Ata e kanë monitoruar nëndetësen prej 15 nëntorit, pasi bëri një ndalesë pranë brigjeve portugeze. Policia beson se dërgesa ishte pjesë e një porosie të bërë nga një bos droge me bazë ne rajonin e Galicisë, në Pontevedra.

Trafikantët kanë përdorur prej disa kohësh nëndetëse të tilla ose më të vogla për të futur kokainën në Shtetet e Bashkuara.

Në shtator, Roja Bregdetare kapi një nëndetëse të tillë me rreth 5400 kg kokainë, me vlerë 165 milionë dollarë, e nisur nga Kolumbia për të mbërritur përmes oqeanit Paqësor në bregun perëndimor amerikan./a2news

Loading...