Autoritetet zviceranë sek.uestrojnë 12 kg ko.kainë,arr.estohen dy shqiptarë

Autoritetet zviceranë kanë sekuestruar 12 kg kokainë, 80% e pastër me vlerë 3 milionë euro.

Në pranga janë vënë 3 shtetas shqiptarë të moshës 23 , 29 e 39 vjeç. Më i riu në moshë është banues në Foggia të Italisë, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza.

Punonte në shtëpitë e grekëve, vodhi mijëra euro dhe bizhuteri, arrestohet shqiptarja
Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicerën në afërsi të komunës Vipiteno.

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme.

Në njërin prej automjetëve ku udhëtonte shqiptari 23 vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

Në automjetin e dytë me në bord dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një corap.

Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Hollanda.

Cilësia e saj mjaft e pastër bën që nga 1 gramë kokainë të përgatiten 4 doza droge.

Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos e kanë preferuar të mos u përgjigjen pyetjeve të prokurorërve zviceranë. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg. /Alba Kepi/

Loading...