Avionët turq ‘pushtojnë’ qiellin grek/ Çfarë po ndodh?

Turqia po bën stërvitje ushtarake me avionë F16, por mediat greke e shohin si provokim stërvitjen dhe simulimin e avionëve turq të cilat kanë fluturuar mbi qiellin grek.

Sipas Protothemës, provokimi turk është intensiv edhe për një ditë tjetër në Egje, me luftëtarët që shkelin hapësirën ajrore greke dhe fluturojnë sipër saj. Avionët luftarakë turq F-16 fluturuan mbi territorin grek, duke shkelur më parë hapësirën ajrore kombëtare.

Dy avionë F-16 turke fluturuan vetëm 500 metra mbi Oinousses dhe ishullin Panagia, pak minuta më vonë, në orën 14:46, i njëjti çift F-16 turk fluturoi në lartësinë 900 metra mbi Farmakonisi.

Po ashtu, të njëjtat dyshe F-16 fluturuan në orën 15:00 mbi Farmakonisi dhe mbi Lipsi, ndërsa dhe në orën 15:04 mbi Arki dhe gjithashtu, në orën 15:18, i njëjti çift kaloi përsëri Oinousses duke fluturuar në 10,000 këmbë.

Loading...