Avioni me trupin e ushtarakes Zarife Hasanajt,mbërriti në mesditë në Rinas

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot në orën 12.45 do të mbërrijë në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj , e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, ku ishte me mision në kuadrin e forcave të NATO-s.

Me mbërritjen e arkivolit, në bazën ajrore të Rinas do te organizohet ceremonia ushtarake e pritjes.

Nesër, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në orën 11.45 – 12.30, ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Nga vizita e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Letoni, tek ushtarakët shqiptarë, kolegë të së ndjerës Zarife Hasanaj.

Loading...