Avioni privat i këngëtares së njohur bën ulje emergjente

Avioni privat i Cardi B është detyruar të bëjë ulje emergjente.
Cardi B po udhëtonte me avion privat, derisa piloti u detyrua të bënte ulje emergjente për shkak se ishte i sëmurë, shkruan TMZ.

“TMZ” mëson se piloti kishte probleme serioze me stomakun gjatë fluturimit dhe kjo gjë bëri të bënte ulje të detyrueshme.

Pra, ai nuk bëri ulje për shkak të problemeve tektike, por për arsye se dikush në bord kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Burime të “TMZ” mësojnë se avioni po udhëtonte nga L.A. në Nju Jork. /Lajmi.net/

Loading...