Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ngritur alarmin në të gjithë Europën.
Publicisti dhe profesori amerikan, Seth Abramson, ka publikuar një komunikatë të Ministrisë rumune të Mbrojtjes, ku raportohet se një aeroplan luftarak ukrainas i tipit “Su-27” ka shkelur hapësirën ajrore rumune. Rumania është anëtare e NATO-s.
Raportohet se ky aeroplan u përcoll nga dy aeroplanë luftarakë të tipit “F-16” të forcave ajrore rumune.
“Nëse kjo komunikatë konfirmohet, ajo vë në pah se sa lehtë lufta Ukrainë – Rusi do të mund të përhapej në vendet e NATO-s. Një aeroplan “Su-27” ukrainas raportohet se e ka shkelur hapësirën ajrore rumune – Rumania është anëtare e NATO-s – dhe është përcjellë deri në aterrim nga dy aeroplanë “F-16”. Nëse Rusia do ta ndiqte këtë, do të kishte qenë kaos”, thuhet në postimin e profesorit amerikan.