Avionit i ndodh e papritura gjatë fluturimit, pasagjerët hidhen në ajër

Jo e përshtatshme për ata që kanë frikë nga fluturimi është videoja më poshtë e cila tregon panikun e shkaktuar në një avion me pasagjerët të hedhur në ajër nga turbulencat.

Incidenti ndodhi në fluturimin CA1524 të Air China.

Një nga pasagjerët regjistroi momentin kur objektet, stafi dhe pasagjerët përjetuan një turbulencë të fort.

Për fat të mirë, ata që mbanin rripat e sigurimit qëndruan në vendet e tyre.

“Gjysma e parë e fluturimit ishte mjaft e qetë. Megjithatë, në 30 deri në 40 minutat e fundit, teksa njerëzit vinin e shkonin në tualet, pati një rënie të papritur që i habiti të gjithë”, tha një pasagjer në rrjetet sociale Weibo.

“Pashë një grua rreth të 40-tave dhe një stjuardesë që mbulonte gruan me trupin e saj dhe të dy u hodhën në tavan”, tha një pasagjer tjetër për Global Times.

Loading...