Sipërmarrësi Avni Ponari e ka cilësuar një gabim të pafalshëm qëndrimin e tij në një spital privat pasi rezultoi i prekur nga Covid-19.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin Top Story në Top Channel, Ponari tregon eksperiencën e tij të keqe, pa përmendur emrin e spitalit ku qëndroi përpara se të udhëtonte drejt Vjenës ku dhe më pas u mjekua për rreth 2 javë.
“Bëra një natë në një spital privat që ishte një natë mjaft e keqe dhe një gabim mjaft i rëndë i imi, sepse nuk duhet të shkoja. Ishte një gabim i pafalshëm. Aty bëra sk aner, një ditë para dhe një ditë mbrapa që ishte një tjetër gabim dhe nuk ia këshilloj askujt.
Spitali më kërkoi të që të qëndroja aty, ndërkohë unë doja të qëndroja i izoluar diku tjetër, larg spitalit, në një shtëpi timen. Kështu që largimi në Vjenë ishte zgjedhja ime në të kundërt pasojat do të ishin të mëdha.
Mendoj që spitali nuk bënte kujdesin e duhur dhe çfarë duhet dhe do të thoja që vendimi për tu larguar (në Vjenë) ishte shumë i rëndësishëm. Po flas për spital privat, në shtetëror as që bëhet fjalë që do të shkoja”- tha Ponari./TCH