Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar zgjedhje të reja parlamentare brenda 3 muajve, nëse në Pd fiton fryma amerikane e Bashës.
Ai u shpreh se edhe Berisha do e ketë në favor forcimin e Bashës, teksa shtoi se personat që dalin nga kriza të tilla, shkelqejnë.
“Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në PD zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim, edhe SHBA-në dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla, edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, tha avokati.
Loading...