Avokati Sokol Hazizaj, kujton një fjalë të mbajtur në Kuvend nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, të cilin e cilësoi si ankim para deputetëve për pamjaftueshmërinë dhe pamundësinë e funksionimit të pushtetit gjyqësor.
Hazizaj thotë se në mënyrë indirekte kryetarja e KLGJ tha se projekti që ka bërë Ministria e Drejtësisë ndoshta dhe ajo nën presionin politik, është projekt që nuk shkon me numrin e çështjeve, shpërndarjen e tyre, ngarkesën e gjyqtarëve sot.
Më në detaje ai citoi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se nëse deri dje një gjyqtar ka pasur 600 çështje në Tiranë, sot ka 7300 dhe se nëse deri dje kanë qenë 380 gjyqtarë, sot janë më pak se 40% e numrit të mundshëm prej vetingut.
Sipas tij, kjo sjell anormalitet në funksionin e drejtësisë, duke kujtuar se diçka të tillë e tha kryetarja e KLGJ.
“Duke e pamundësuar dhënien e drejtësisë ky vend do orientohet në rrugë të tjera në rrugën e kriminalitetit dhe marrëdhënieve të dhunshme. Të gjitha këto kanë një pasojë.
Sot me rritjen e pagës dhe kufizimin e numrit të gjyqtarëve dhe kufizimin e territorit në administrim për dhënien e drejtësisë e çon në të kundërt të asaj që bëri reforma. Me ngarkesën që kanë gjyqtarët nuk janë në pozicion komfort.
Kanë një lodhje të pamasë për të dhënë vendime dhe për të arsyetuar vendime. Përgjegjësia e gjyqtarit dhe prokurorit ka të bëjë me lirinë dhe jetën. Përfytyroni që prokurori me akuzë kufizon lirinë dhe gjyqtari gjithashtu.
Nuk mendoj se një gjyqtar me mend në kokë nuk është në pozicion përfitues dhe të rehatshëm. Nuk iu intereson, rritet volumi i punës, prishet cilësia e dhënies së vendimit. Ky ridimensionim gjeografik i gjykatave, nuk sjell në rritje të cilësisë së dhënies së vendimit.
Rrogat e gjyqtarëve janë modeste ende. Se ç’kam një përshtypje që situata po kolapsin në mënyrë të atillë që edhe shkalla e parë dhe Apeli i GJKKO për shumë pak muaj do iu reduktohet paga. Po ngelem në pak detaje.
Reforma në drejtësi është investim teorik ideor i autoriteteve ndërkombëtare por nga ana buxhetore e përballon Shqipëria. Në këtë situatë ekonomike që ndodhet Shqipëria, nuk mendoj se këta gjyqtarë do kenë luksin për të mbajtur këto paga të larta.
Që kanë marrë përsipër në lëndë dhe juridiksion që të gjykojnë shqiptarët. Indirekt kam kuptuar që këto gjykata dhe prokurori nuk kanë fuqinë e duhur të merren me pushtetin politik shqiptar, se jo vetëm është në qendër të vëmendjes, por është shumë e fuqishme.
Ata nuk kanë këllqe të ndërmarrin nisma për të hetuar vepra penale që kryhen nga autoritete politike administrative në Republikën e Shqipërisë. Ata që janë aty”.
Hazizaj thotë se mënyra se si është krijuar dhe funksionon nën autoritetin e një pushteti politik që nuk e njohin se çfarë ka brenda dhe se po nuk ke qenë brenda politikës, nuk e kupton.
Sipas tij, duhet të jesh njëherë brenda politikës, të kuptosh se sa të zotët janë ata për të menaxhuar dhe administruar dhe pastaj mund të marrësh vendim mbi ta.
Hazizaj shtoi se asnjëri prej tyre që kanë qenë në nivele të nënrenditura, ose zëdhënës të pushtetit politik, nuk mund të marrin nismë të arrestojnë një njeri me potencë të madhe politike.
Kam qenë skeptik në mënyrën si u realizua reforma, është abuzuar shumë me konsultimet publike dhe njerëzit që u vendosën si ekspertë vendas për reformën në drejtësi.
Më kanë lënë me një shije jo të mirë, se kanë qenë të njëjtët njerëz që vinin nga të njëjtat organizata jofitimprurëse, që kur ishe ti në pushtet të bënin fresk ty, kur vinte një tjetër i bënin fresk atij. Janë të njëjtit njerëz që e ndërtojnë dhe elaborojnë gjuhën në forma të ndryshme, referuar projekteve.
Nuk mendoj që një projekt që paguhet bollshëm, fuqishëm të rezultoj në një realitet komplet ndryshe dhe në të mirë të drejtësisë. Reforma në drejtësi për shkak të procesit të vetingut, po ndryshon në mënyrë vijuese të gjithë gjyqtarët.
Nga prodhohen gjyqtarët? Shkolla e Magjistraturës nuk është pjesë e objektit dhe veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Që do të thotë për shembull.
Ti kolaudon farë në tokë, po nuk ke kolauduar farën në laborator. Ti ke lënë laboratorin pa veting dhe do të prodhosh një bimë që ti nuk e di se si vjen. Në shërbim na presin ditë të këqija.
Mendoj se në 2030-ën në dhënien e drejtësisë do jetë një kolaps i vërtetë. Gjeta fjalorthin që mos ta dëmtoj qytetarin.
Shtatorin Gjykata Penale e Tiranës e gjen me numër shumë të reduktuar gjyqtarësh dhe në vitin 2023 qytetari do presë në pafundësi dhënien e drejtësisë. Ai që ka ankimuar sot një çështje ta flejë mendjen që para 2026 do marrë një përgjigje apo një zgjidhje.