Avokati i njohur zbardh detajet e rënda se ç’po ndodh në Tiranë: Shqipëria si Tajlanda!

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur si Tirana është kthyer si një Tajlandë e vogël, ku të huajt e përdorin për turizëm seksual.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se gjëja e parë që të huajt kërkojnë kur vijnë në vendin tonë, janë shërbimet seksuale.

“Është e vërtetë fakti se këto marrin shumë dënime të vogla, nga 1 deri në 2 vite. Duhet vërtetuar, e janë shumë gjëra tjera që prokuroria dhe policia nuk arrijnë t’i administrojnë këto prova që të ndërtojnë një akuzë të bazuar me fakte.

Kjo nuk bën që këto qendra masazhi të mos përdorin aktivitetin e tyre për prostitucion. Të huajt e përdorin Shqipërinë si turizëm seksi, si në Tajlandë. Të huajt që vijnë në Shqipëri, gjëja e parë që kërkojnë janë eskorta dhe shërbime seksuale. Tirana është kthyer si Tajlandë e vogël”- tha ai.

Loading...