Avokati i Sajmir Tahirit: “Nëse vazhdon kalvari i zgjatjeve do ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar”

Në mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka shkuar ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri për seancën e radhës gjyqësore lidhur me dosjen “Habilaj”.

Por sipas informacioneve paraprake seanca është shtyrë për në datë 26 mars. Së bashku me Tahirin, pjese e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode
Avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia, ka folur për Fax News duke paralajmëruar se nëse vazhdon ky kalvari i shtytjes së seancave do të detyrohen të bëjnë një kërkesë për gjykim të shkurtuar.

“Seanca tjetër në datë 26. Ne kërkojm pafajsi nëpërmje gjykatës, seancave paraprake e cila duhet të vlerësoj gjithë provat. Nëse vazhdon kalvari i zgjatjeve do ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar.”

Avokati ka theksuar se nuk ka asnjë letër porosi për Sajmir Tahirin dhe gjithçka është për keqdashje të ish-ministrit të Brendshëm.

“Nuk ka letër porosi, ajo ishtë abuzim dhe keqdashje në çëshjen Tahiri, dhe nuk janë 8 siç thonë janë vetëm 2 të cilat s’kanë të bëjnë farë më çështjen. Nuk ka asgjë kompromentuese në 57 kapituj dhe ajo që është më kryesorja në këtë seanca nga ana e Prokuroisë është sjell zoti Tahiraj në shoqërimin e forcave të policisë”.

Ashtu si ishte deklaruar edhe me pare sot eshte “përballja” e radhës së ish-ministrit me Prokurorinë, e cila e ka marre të pandehur për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup kriminal./Faxweb

Loading...