Avokatja e Marjus Musakut bën deklaratën e fortë: ’30-vjeçarja nuk është pë*dhunuar!’

Disa muaj më parë, Marjus Musaku u denoncua nga 30-vjeçarja, Ersida Dyrmishi, se e kishte marrë peng dhe pë rdhunuar për 9 ditë.
Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” pak javë më parë, Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë.

Çështja e tij u rikthye në vëmendjen e publikut sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte e ftuar avokatja e tij, Albina Kola.

Avokatja u shpreh se “jemi në fazë hetimi” dhe se kanë bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por është hedhur poshtë nga gjykata.

“Ne kemi bërë një kërkesë në Gjykatë ku kemi kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, që të hetohej në gjendje të lirë dhe nuk është pranuar. Është shqyrtuar dhe po presim arsyetimin e Gjykatës. Ne po presim vendimin e arsyetuar dhe do të apelojmë.

I kemi çuar të gjitha provat dhe janë pranuar. Madje janë këqyrur edhe bisedat telefonike dhe janë gjetur fotot intime.

Ersida pretendon se është ushtruar dhunë, janë droguar dhe është përdhunuar. Por sipas ekspertizës, Ersida nuk është përdhunuar, gjithashtu ka dalë se nuk kanë konsumuar drogë”, tha Kola.

Më pas avokatja shtoi se Dyrmushin do ta kallëzojnë për ‘kallëzim të rremë’. Gjithashtu Kola u shpreh se thuhet se Ersida nuk ndodhet në Shqipëri dhe kanë arritur që të gjejnë vendndodhjen e saj.

“Do e çojmë në apel. Ersida është viktimë dhe për momentin është në dëshirë të saj nëse do të paraqitet në Gjykatë. Përfaqësuesja e saj ka thënë se ndodhet jashtë shtetit në gjendje të rëndë, me ankth.

Ne kemi çuar si provë një deklaratë të mbesës së Marjusit, por nga ana e Prokurorisë ne nuk e kundërshtojmë se ata kishin lidhje, por se ai e ka mbajtur me zor”, tha avokatja.

Loading...