Avokatja për përdhun*min e 26 vjeçares në Vlorë: Meshkujt… meshkuj janë!

Dhunimi dhe përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë ka qenë lajmi që ka tronditur qytetin e Vlorës ditët e fundit.

Ka qenë gazetarja Afrovita Hysaj, e cila ka nxjerr detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku theksoi se të rënë e droguan dhe përdhunuan 4 persona dhe jo 3 sa u deklarua në fillim.

“Përdhunimet mund të ndodhin rëndom ditë të premte ditë të shtune ndoshta edhe vajzat e tejkalojnë një çikë me pijen… Kam rastis katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit, dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i binin faktikisht 3-4 djem. Po edhe vajzat duhet të jenë një çikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, nëpër disko nate.

Se edhe meshkujt meshkuj janë…”-ka qenë kjo deklarata e avokates Vjollca Pustina në një emision televiziv ku në qendër të diskutimit ishte përdhunimi i ndodhur në Vlorë.

26-vjeçarja e cila u përdhunua nga 3 persona në dhomën e një hoteli ka tërhequr të tgjitha akuzat e saj ndaj abuzuesve duke deklaruar në polici se ka shkuar me të rinjtë me dëshirë.

Loading...