‘B omba biologjike’ e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!’

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se “bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare përhapin Covid në të gjithë qarkun.

Shehu thekson se koronavirusi vazhdon të përhapet në të qark, kurse Prokuroria fle.
Postimi i plotë i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:
“Bomba biologjike” e Gjirokastres dhe heshtja qeveritare po perhapin Covid ne te gjithe Qarkun!

Sot jo vetem Gjirokastra “kryeson” perseri mbas Tiranes me raste ne rritje, por numri i te prekurve po merr dimensione tejet te rrezikeshme edhe ne Tepelene e Permet, pra infeksioni perhapet tashme ne te gjithe Qarkun.

Nuk mjaftoi papergjegjshmeria e thelle e Rilindjes e dates 24-25 Tetor e ne vazhdim ne Gjirokaster si shperthyese e nje infektimi masiv, por mos marja e masave te domosdoshme ka cuar tashme ne perfshirjen e te gjithe Qarkut.

Nqs “Retro” dhe aktivitet e tjera ishin nje papergjegjshmeri e larte, heshtja e metejshme per te mbajtur te fshehte cfare ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, eshte nje qendrim kriminal me pasoja tragjike per shendetin, jeten, ekonomine e te gjithe banoreve te atij Qarku.

Ne keto kushte kur nuk ka asnje reagim zyrtar te Ministrise se Shendetesise, Komitetit, deputeteve te Rilindjes aty qe festonin ato dite te “bombes”, pushtetit lokal etj, i bej thirje opinionit publik e qytetar, te ngeri me force zerin per te zgjuar nga gjumi keta shurdh-memece, ne menyre qe megjithese me vonese, mekanizmat mbrojtese te vihen ne levizje me te gjithe kompleksitetin e tyre te domosdoshem.

Ndersa dhe Prokuroria vazhdon gjumin….

Loading...