Në listën e ndryshimeve të Kodit Penal, që parashikohet të votohen këtë javë në seancë plenare, janë edhe disa ndryshime që ashpërsojnë masat për shkelësit në fushën e sigurisë ushqimore.
Një prej ndryshimeve parashikon se importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja ne qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave të rrezikshme si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore e të pijeve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e disa personave, fëmijëve, grave shtatzëna dënohet me burgim nga 10 vjet deri në 15 vjet.