Avokati i Faik dhe Shkëlzen Buci në një komunikim për mediat u shpreh se kontaktin e fundit me Eglantina Buci, ata e kanë pasur rreth vitit 2009.
“Provat janë të errëta. Kjo çështje ka që në 2012. Është pezulluar, tani është çelur sërish. Në vazhdimësi do të shihet si do të vijohet.
Ata janë të interesuar, por vajza nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe. Gjatë një gjykimi të mëparshëm është konstatuar ADN e vajzës, konfirmimi është marrë nga nëna e vajzës. Sipas organit të procedurës thuhet se eshtrat mund të jenë të Eglantina Bucit”, tha avokati.
I pyetur se e vërtetë është fakti se vajza është prostitutë në Itali, ai tha se Faik Buci, babai i 23-vjeçares e dyshon këtë fakt për shkak se vajza ishte larguar nga shtëpia.
“Babai mendon se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Vajza ka qenë e larguar nga shtëpia, ky është problemi”, tha ai.