Babai akuzon drejtoreshën: Nuk më lë të takoj djalin

Komisariati i Policisë Kuçovë njofton se shtetasi A.K. vjeç 38, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit shtetasja P.K. vjeçe 57, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish bashkëshortja e tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për vlerësim.
Ky është një rast i përsëritur akuzash të ndërsjellta për konfliktin tashmë të njohur, të bërë publik edhe në disa emisione televizive.

Loading...