Babai bën gati arkivolin, 18-vjeçarja zgjohet pas tre mujash nga koma

Një 25-vjeçare ka vendosur që ti japë një mesazh babait të saj, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E Diela Shqiptare”, pasi shpëtoi mrekullisht nga një aksident fatal.

Ajo tregon se në moshën 18-vjeçare ka pësuar një aksident automobilistik dhe ra në koma për 3 muaj. Vajza nga Kruja, Ketjana tregon se drejtori i spitalit ka lajmëruar babain e vajzës që për të nuk ka më shpresë dhe se duhet të bënte gati çdo gjë për vdekjen e saj.

25-vjeçarja me lot në sy tregon se babai i saj përgatiti shtëpinë, arkivolin dhe shkoi në spital që të mbyllte procedurat, kur është përballur me infermierin që i thotë se vajza e tij është zgjuar dhe ka kërkuar babain e saj.

Pas zgjimit ajo është dërguar në Milano ku është kuruar nga fizioterapistë dhe tani ajo tregon se është më mirë. Ketjana tregon se sot është martuar dhe ka një fëmijë 3-vjeç.

E reja ka sjellë në emision babain e saj për ta falenderuar dhe për ti kërkuar falje për borxhet që kanë marrë për shërimin e saj dhe për vuajtjet që i ka kushtuar ato tre muaj kur ajo ishte në koma. Ketjana gjithashtu tregon se në ndihmë financiarisht dhe psikologjikisht i kanë ardhur edhe fisi dhe i gjithë qyteti i Krujës.

Loading...