Babai gjendet përmbys nën rrënoja/ U bë si çati për të shpëtuar fëmijët

Zona lindore e Turqise është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasa me disa lëkundje të tjera.

Bilanci i viktimave rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke.

Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës ….

Baballarët tanë 🙏🏼💙”, shkruan dikush.
“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton.

Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport # elazığ #deprem # elazıgdeprem”.
“Një baba që është në rrënoja me djemtë nën krahët e tij..#elazig #deprem”

“Një baba në Elazig si një çati për fëmijët e tij … dhe për fat të keq ai ndërroi jetë… Zoti le të bëjë vend në parajsë për ata që ndërruan jetë”.

Loading...