Babai i 20-vjeçares: ‘Vajzën e gjeta lakuriq, por të dashurin nuk e dhunuan’

Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi, e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin e saj, thotë se vajza e tij kishte tri vite e fejuar dhe se priste të bënin dasmë.

Sipas tij, ajo jetonte te banesa e bashkëshortit të saj, ndërsa rrogën e dërgonte në shtëpinë e prindërve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të tyre. Ai tregon edhe momentin kur shkoi dhe gjeti vajzën në dhomën e gjumit. “Atë natë erdhën xhaxhallarët e krushkut. I thashë ca ka ndodhur. Vajza atë ditë kishte ikur se më tha që ‘më ka thënë burri shko te mami, te babi bësh ndonjë punë atje’. Vajza ishte e fejuar me kurorëzim me celebrim, prisnim të bënim dasmën.

Ai (i fejuari) thoshte do vij në gusht, në korrik, ka tre vjet që prisnim. Pagën që merrte vajza po e mblidhte për të bërë dasmën, se ekonominë e kemi të dobët. Kur vinte burri vetëm atje shkonte vajza, ai vinte një herë në vit”, thotë ai në emisionin me “Zemër të Hapur” në “News 24”. “Atë natë po shkonte 12 e natës ora kur më morën, pa na njoftuar fare erdhën dy xhaxhallarët e krushkut erdhën e më morën. Vajzën e gjeta mbështjellë me një peshqir të vogël nga mesi e poshtë, lakuriq e gjeta në dhomën e saj, aty ishin vetëm 3 gra e mbi 10 burra që e shikonin e bënin video e shantazhonin”, shtoi ai.

“TË DASHURIN E MBROJTËN”

Ndërkohë që filmonin videon, në dhomën e 20- vjeçares ishte edhe i dashuri i saj. Ka qenë babai i së resë, i cili thekson se ai nuk është dhunuar dhe se prindërit e dhëndrit të tij e kanë mbrojtur. “Xhaxhallarët e krushkut ishin, kunati i vajzës, vëllai i dhëndrit, pallati ishte mbledhur aty. Atë natë, të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”, shprehet më tej.
“NUK DALIM DOT”

Gjatë intervistës, burri mohon ta ketë dhunuar të bijën teksa ka treguar se ne Komisariatin e Policisë e ka parë vajzën në gjendje të renduar dhe duke shkulur flokët. “Djali mu ka larguar nga shtëpia, ka ikur në Maqedoni që kur shpërtheu në rrjetet sociale. Më janë larguar të gjithë, as nuk dal as të pi një kafe në lokal, jemi izoluar e nuk po dimë nga të shkojmë fare, jam tepër i tronditur”, tha ai ndër të tjera.

I pyetur nëse ka dhunuar vajzën e tij, burri e mohoi këtë fakt. “Absolutisht jo, unë me vajzën kam biseduar atë natë. Vajzën në komisariat e pashë nga xhami e kam parë që shkulte flokët, më erdhi keq tentova të futem, por inspektori nuk më lejonte”, tha ai.

Loading...