Babai i 9-vjeçarit shqiptar që humbi jetën nga korenti: ‘Fqinji e solli pajetë, e mora në krahë dhe e putha’

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 9-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi e zuri korenti teksa u fsheh pas një kondicioneri gjatë lojës me shokët e tij, la të shokuar komunitetin shqiptar. Fëmija u transportua në Spitalin e Zakynthos, pa shenja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë. I ati i fëmijës është shprehur se nuk e dinte për problemin që kishte pasur hoteli me kondicionerin. Ai tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

BABAI I 9-vjeçarit

Nuk kam fjalë. Babai i shokut të tij, njëkohësisht fqinji ma solli të vd ekur. Ai vd iq menjëherë, nuk u dëgjua asnjë zë. Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe imi ishte fshehur pas disa instalimeve të pambrojtura të ajrit të kondicionuar të një hoteli.Shokët e tij panë që fëmija im ishte pa ndjenja dhe njëri prej fëmijëve vrapoi dhe menjëherë i tha babait të tij dhe ai më pas e mori dhe ma solli tek unë nga frika. Fëmijë të tjerë mund të ishin fshehur në atë pikë dhe ne tani do vajtonim shpirtra të tjerë të pafajshëm. Unë do ta ndjek në rrugë ligjore.

Protothema shkruan se sipas babait pronarët e hotelit e dinin për rrjedhjen që kishin dhe në të shkuarën.

“Telat ishin të hapura dhe fëmija po luante me fëmijët e tjerë, ai shkoi të fshihej atje, pushoi trupin atje dhe u largua. Fqinji që jeton përballë tij i kishte thënë pronarit, por ata nuk i kishin kushtuar vëmendje. Unë nuk e dija këtë, e mora vesh më vonë. Unë nuk do ta lejoja fëmijën tim të luante atje. E mora fëmijën në krahë, i dhashë një puthje. “Fëmija im u la në krahët e mi. Shpresoj që kjo të mos i ndodhë asnjë prindi.

Loading...