Babai i Alvin Berishës: Çfarë na tha djali për të vëllanë pas shpëtimit nga ‘Al Hol’

Babai i Alvin Berishës, vogëlushit që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve një vit më parë, teksa u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, rrëfeu në emisionin “Real Story” përjetimet e tij.

Në një lidhje me “Skype”, Afrim Berisha tha se rikthimi i tij në familje ishte një gëzim i madh, ndërsa shtoi se ky gëzim është tani edhe në familjet që iu kthyen fëmijët e tyre.
“Gëzim i madh është, siç e përjetova vetë që më erdhi djali, edhe ata fëmijë i presin prindërit. Kisha dijeni që po merreshin.

Presidenti i Gjysmëhënës më ka dërguar disa video, kam pas kontakte. Ata kanë bërë një punë të madhe, i falënderoj. Shpresoj që brenda 10 ditësh mund të vijnë dhe fëmijët e tjerë.

Si është Alvini sot?

Nga ana psikologjike është shumë mirë. Ditët e para e kemi pasur thuajse çdo ditë psikologen, por gjithë fëmijët që janë atje nuk kanë shumë nevojë për ndërhyrje.

Edhe e ëma e Alvinit mund të kthehet në familjen e vet, por zor është.

E dinim për vëllanë e Alvinit, se kur erdhi këtu tha që është gjallë, por për mamanë nuk dinte gjë.

Ne jemi interesuar si për fëmijët edhe për nënën e Alvinit, që të kthehen.

Loading...