Babai i divorcuar përplaset live me të bijën/ Më shkelin me këmbë

Bashkim Imeraliaj është babai i 7 fëmijëve dhe sot u rikthye në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24, për shkak se konfliktet në familjen e tij ende vazhdojnë.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi si emigrant në shtetin grek, për të siguruar të ardhura e një të ardhme më të mirë për familjen.

Qe nga fillimet, thotë ai, raportet me të shoqen nuk ishin të mira, ndaj në vitin 2012, kur nuk kishin më asnjë raport me njëri-tjetrin si burrë e grua, ju drejtuan gjykatës dhe bënë divorcin. Jetojnë ende së bashku në të njëjtën banesë, për shkak se gjyqi për përpjesëtimin e pasurisë nuk ka përfunduar ende, por ai dhunohet prej familjarëve fizikisht dhe psikologjikisht.

Njëri prej djemve e ka dhunuar disa herë, madje ai ka marrë edhe 3 urdhra mbrojtje, por presioni që i bëhet në shtëpi ia ka bërë jetën të pamundur. Në vështirësi të mëdha financiare, 60-vjeçari kërkon ndihmën e institucioneve, ai dëshiron që gjyqi për ndarjen e pasurisë të marrë fund dhe secili prej tyre të jetojë i qetë jetën e tij, pa debate dhe pa konflikte.

Rrëfimi:
Bashkim Imeraliaj: Vajza që ke biseduar me të, premtimet që ka dhënë në emision nuk i ka mbajtur. Nuk më ka telefonuar asnjë nga fëmijët. Më priten me urrejtje që dola në emision. Nuk më kanë dhënë asnjë ndihmë. Jam me tension në zemër. Kam pësuar trampozë, jam me ilaçe. Gjysmën i marr falas, gjysmën me lekë. Më ka ndihmuar një kishe ungjillore në Kamëz. Kam qenë prezent në familje, se jetojmë në një shtëpi, i kam uruar për festa. I kam shkuar prokurorit në gjykatë dhe kam thënë: mos e denoni, sepse i kam fëmijë. Pavarësisht dhunës që ka ushtruar. Kjo vajza që ke folur në telefon ka bërë burg. Ata kanë tentuar të më nxirrnin nga shtëpia. Në gjykatë nuk paguan asnjë shpenzim. Më dhanë avokatin dhe mi ka paguar shpenzimet komuniteti shtetëror.

Betohem që do të them vetëm të vërtetën. Jam drejtuar këtu, sepse kam besim. Nuk kam rrugë tjetër. Premtimet që dha goca nuk janë mbajtur. Të dyja vajzat punojnë. Vajza e vogël do të më ndihmojë, por i bëjnë presion e ëma, motra dhe vëllai. E thashë edhe më përpara, se pretendimi i tyre ka qenë që të më nxirrnin nga shtëpia, të më nxirrnin në rrugë. E vetmja pasuri aty është bërë me djersën time. Në gjykatë rashë dakord të ndahej 50 me 50. Edhe me vendimin që morën, unë I mbaja të gjitha premtimet. Sjellja ime ndaj tyre ka qenë shumë e mirë, ata më kanë provokuar. Djali bënte rrëmujë, pinte dhe më bënte presion. Nuk më ka goditur. Djali ka dy djem. Më bën përshtypje, sepse këtë sjellje e ka vetëm me mua.

Pse nuk e rivendos komunikimin me djalin?
Ato që kam bërë për shtëpinë dhe tokën, ata duan që të heq dorë nga të gjithë. Masandej do të më shkelin njëherë e mirë me këmbë. Edhe djali tjetër është në Angli ilegalisht. Nuk më ka ndihmuar. Nënës dhe të tjerëve iu ka çuar lekë. Asnjë fëmijë nuk më ka ndihmuar. Kam folur vetëm tre herë me të që nga koha kur isha në emision. Me krushqit shkoj më mirë. Problemin e kam me ish-gruan, ajo është shkaktarja e këtyre problemeve. Ajo do ta mbajë pasurinë gjithë për vetë, nuk do të ma japë gjysmën që më takon. Unë nuk i shqetësoj fare. Kam kërkuar vetëm drejtësi. Në shtëpi ka ardhur eksperti, është marrë vendimi që do bëhet me ekspertizë. Sesi do bëhet vetëm ata e dinë. Aty ku të më lejë drejtësia, aty do rri. Ka horizont shtëpia që të bëhet me dy ndarje.

Pse kërkon largimin nga shtëpia bashkëshortja?
Edhe në gjykatë ma kanë thënë që do ndahet 50 me 50, s’do bëhet me vlerë monetare. Ekspertja tha që ka mundësi ndarje. Unë provokohem nga familja. Gjykatësja ua tha hapur për ndarjen, por ata nuk duan që të ndahet shtëpia, duan të më nxjerrin fare. Në fund të fundit të më deklarojnë nëse e meritoj për të dalë nga ajo shtëpi. Nëse e vërtetojnë do ta pranoj. Kam tentuar të komunikoj me ta. U kam bërë lutje, më në fund u detyrova ti drejtohem gjykatës.

Vajza e bashkimit: Nuk është e vërtetë. Me aq sa kam pasur mundësi e kam ndihmuar. Nuk i kam mundësitë ta ndihmuar në të gjitha mënyrat që ai dëshiron. Nuk jam sjellë keq me të, nuk kemi ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ai ashtu mendon. Asgjë nga ato që thotë nuk është e vërtetë. Urdhrat e mbrojtjes kanë qenë më përpara. Për këtë gjë ka thënë të vërtetën.

Pse është dhunuar nga vëllai babai juaj?
Nga ofendimet që i bënte nënës time. Babai nuk është keqtrajtuar nga asnjë pjesëtar i familjes. Babai nuk ka provokuar, as ne se kemi provokuar. Në gjendje të vështirë ekonomike nuk është vetëm babai, por edhe ne. mundësitë e kemi për të ngrënë bukë, jo të tjera. Ne e kemi ushqyer. Jemi në varfëri për vete. Moralisht babai nuk ka qenë i afërt me ne. Nuk na afronte. Babai është shumë i largët me ne.

Pse ka qenë i largët?
Ndoshta emigracioni. Edhe kur vinte nuk ka qenë i afërt me ne. Babai nuk konsumon orë me ne. Ai mundohet të largohet sa më shumë nga ne. ka qenë viti i ri që babai është afruar njëherë dhe e kemi pranuar. Kemi thënë shyqyr që u afrua me ne. E kemi mirëpritur. Më pas u largua sërish. Nuk është e vërtetë që vajza e vogel pengohet ta ndihmojë. Por ai duhet të sillet mirë me ne. pyete njëherë çfarë flet për mua lart e poshtë? Fëmijën e vret fjala më shumë sesa dhuna. Nuk më pëlqen që jeta ime të behet..

Bashkimi: Nuk kam folur për jetën e saj lart e poshtë. Edhe kur kam folur këtu në këtë studio, ma keni ndaluar. Pse nuk e mbajti premtimin që bëri në telefon. Kam kërkuar 20 mijë lekë të vjetra për ilaçe.

Vajza: Po ai sa lekë merr për të ushqyer familjen. Nuk i ka munguar. S’paskan mundësi të më japin nga 20 mijë njëra dhe aq tjetra, port ë mi japë kisha ungjillore dhe njerëzit rrugëve. A i thua babit mirëmëngjes.

Vajza: Është e vërtetë. Babai e ka bërë ashtu vetën që mos t’i flas. Babi e ka përkeqësuar shumë situatën tani. Nuk e di nëse mund të ketë ndonjë ndryshim tjetër. Ka çuar gjithçka në ndarje. Ai ka qenë shumë gabim. Ai kërkon shumë e më shumë dhe nuk ia dal dot. Unë do ta bëja me shumë kënaqësi që ta ndihmoja, nëse babai sillet mirë. Unë dua të sillet mirë me fëmijët. Nëse ai flet lart e poshtë për mua, nuk mund të bëj asgjë për të. Nuk dua të përmend emra.

Bashkimi: Kam kërkuar vetëm drejtësi. Nuk i kam dhunuar. Nuk kam keqtrajtuar njeri.

Loading...