Babai i djalit që vr.au gruan në Mallakastër/ Shteti të ma sjellë ta vr.as vetë

Prindërit e Ervis Zotaj një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 50 vjeçares Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastës, janë shprehur të tronditur nga krimi i rëndë në të cilën u përfshi djali i tyre.

Në fjalën e tyre para gjykatës ata kërkojnë nga drejtësia dënim maksimal për të birin.

Babai i Ervisit, Syrja Zotaj në fjalën e tij është shprehur se e mohon të birin dhe e vetmja mbështetje që i jep është që të pushkatohet për krimin që ka bërë.

“Djalin e mbështes me plumb në kokës, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.”

Nga ana tjetër edhe e ema e 26 vjeçarit nga gjykata e Fierit është shprehur se djali ka qenë i urtë dhe se është e shokuar nga ngjarja e rëndë.

“Çuni nuk ka pasur rrugë të keq, për 5 ditë më shkalloi fare. Në varrim nuk ishim, nuk na pranoi. Nuk e di çfarë e lidh djalin me atë Luisin. Djali ishte i pa dalë, çoban, me bagëti.”

Loading...