Babai i Klodian Rashës, Qazimi ka vendosur që ti dhurojë të gjitha paratë e mbledhura për djalin e tij, për bamirësi. Paratë do të shkojnë për një vajzë të vogël nga Shkupi, e cila ka nevojë urgjente për t’u kuruar, pasi vuan nga skolioza.
“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë
Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim.
Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete
Jam pa fjalë, jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet, çdo nënë të gëzojë, Zoti i bekoftë të gjithë, gjithmonë paçi të mira, asnjë familje mos e përjetoftë. Mundohuni të shëroni zemrat, shpëtoni zemra, Zoti do ua kthejë me të mira. Faleminderit”, u shpreh Qazim Rasha në news 24.
Familja e Adisës, për të cilën do të jepet një kontribut dhe nga Qazim Rasha, e ka dërguar vajzën për ekzaminime në një spital në Gjermani por u kanë thënë se për ndërhyrjen nevojiten 50.000 euro, para që familja nuk i ka, dhe për këtë po bëhen thirrje që të ndihmojnë të gjithë shqiptarët.