Lagja e e Halandrit në Athinë është tronditur pasi një baba 27-vjeçar vrau djalin e tij 4-vjeçar, përpara se të kthente armën te vetja.
27-vjeçari qëlloi mbi fëmijën e tij 4-vjeçar me një armë të vjedhur, ndërsa ai ishte në gjumë dhe më pas i dha fund dhe jetës së tij.
Rreth orës 9:00, gruaja nëna e 4-vjeçarit dhe gruaja e të riut shkoi në shtëpi me motrën e saj, pasi bashkëshorti i saj nuk po i përgjigjej telefonit dhe i gjeti të dy të vdekur.
Arma thuhet se është vjedhur nga një shtëpi në vitin 2018 nga pronari i saj rom. Sipas njoftimeve, çifti të cilët janë gjithashtu me prejardhje rome, kishte pas një zënkë të ashpër një natë më parë, megjithatë, asnjë shënim nuk u gjet në vendngjarje për të shpjeguar arsyet për aktin e tij të tmerrshëm.
Marrëdhënia e tensionuar midis 27-vjeçares dhe gruas së tij thuhet se është arsyeja kryesore e vrasjes-vetëvrasjes dhe policia gjithashtu tha se nëna e tij pretendon 27-vjeçari kishte edhe probleme psikologjike.
Çifti ishte ndarë për më shumë se një vit, megjithatë, gruaja e vizitonte shpesh bashkëshortin dhe djalin e saj, i cili jetonte me të atin.
Policia po vazhdon hetimet e tyre në tragjedinë familjare.