ITALI– Një kr im i tmerrshëm ka ndodhur brenda një familje në Varese, në veri të Italisë, në natën e Vitit të Ri. Davide Paitoni ka vr arë fëmijën e tij 7-vjeçar e më pas ka fshehur trupin në dollap. Pas kri mit makabër, 40-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij e cila ishte larguar nga banesa.
Kur Davide u takua me gruan e tij, tentoi ta godiste me thikë, por ajo arriti të largohej dhe të shpëtonte. E tmerrshmja është mesazhi që ai la pranë kufomës së djalit të tij. Davide la mesazh për bashkëshorten, duke thënë se e gjitha ishte një akt hakmarrje ndaj saj, si dhe kërkoi fjalje babait të tij të moshuar: Më falni, më fal baba.
Davide Paitoni
Dyshohet se Davide kishte ndërmend të bënte vetëvra sje, por karabinierët në një magazinë jashtë Varese dhe e arrestuan.
Mediat italiane kanë ngritur pyetjen se përse autoritetet gjyqësore e lejuan 40-vjeçarin të kalonte Vitin e Ri me djalin. Davide ishte në arrest shtëpiak për tentativë pasi kishte dashur të vriste një koleg një muaj më parë.
Ai përdorte kokainë dhe kishte qënë gruaja e tij që kishte bërë kërkesë për divorc për shkak të sjelljes së tij të dhunshme.
Mediat italiane theksojnë se kr imi mund të ishte parandaluar.
Burimi: Fanpage.it
/dosja.al