Sefedin Shefa, duket se më shumë ka qëndruar në dyert e gjykatave të Lushnjës dhe Apelit, se sa është kujdesur për familjen e tij. Kalvari i gjyqeve ka nisur që në vitin 1993, kohë kur Sefedin Shefa nga Komisioni i Kthimit të pronave me vendimin Nr. 32 datë 24.03.1994, bazuar në dokumentet që ka paraqitur u njoh pronar si trashëgimtar nga babai i tij Sabri Shefa.
Mbi pronën për të cilën Shefa kishte marrë vendimin ishte ngritur objekti kinema Dimërore në Lushnjë. Po në këtë vit kinemaja Dimërore doli në privatizim në gushti 1993 dhe shtetasi Ferit Tabaku duke qenë si ish-punonjës e mori në përdorim.
Sefedin Shefa paraqiti dokumentacionin e pronësisë së tokës truall të trashëguar nga babai i tij, ish drejtuesit e Bashkisë nuk pranuan t’i jepnin objektin. I ndodhur para këtyre kushteve Sefedin Shefa i kërkon gjykatës prishjen e kontratës së shit-blerjes së shtetasit Ferit Tabaku, me agjencinë kombëtare të privatizimit.
Gjykata me vendim e saj, me datë 16.12. 1993 prishi kontratën midis Ferit Tabaku dhe Agjencisë Kombëtare të privatizimit. Vendim ky që mori formë të prerë me datë 29. 12 . 1993. Por që nuk u ekzekutua në asnjë moment. Madje edhe sot ish-kinemaja e Lushnjës është pa kontratë shitblerje.
Në momentin që Ferit Tabaku, kishte lidhur kontratën e marrjes së kësaj kinemaje, ishte vendosur se destinacioni i saj nuk do ndryshonte e megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të prish ndërtesën e ish kinemasë e të ngrejë mbi truallin e saj një pallat 12 katësh.
Në prill të vitit 2010 Sefedin Shefa, pasi informohet se shtetasi Ferit Tabaku, kishte falsifikuar gent planin, autorizimin dhe kontratën e shitjes i është drejtuar prokurorisë Lushnjë, me kallëzim penal, duke kërkuar hetimin e çështjes dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të Ferit Tabakut.
Prokuroria Lushnjë zvarriti hetimet qëllimisht prej 3 vitesh, duke mos kaluar çështjen në gjykatë, për të përfituar nga efektet e parashkrimit të veprës penale të kryera nga shtetasi Ferit Tabaku dhe pas kalimit të afatit organi i akuzës e pushoi çështjen.
Pas kësaj Shefa iu drejtua gjykatës Lushnjë e cila vendosi edhe ajo pushimin e çështjes, ndërsa apeloi këtë vendim, ish gjykata e Apelit Vlorë, i kërkoi akuzës vazhdimin e hetimeve. Pas hetimeve të plota nga organi i akuzës, vendosi thellimin e hetimeve dhe arriti në përfundimin që dokumentet e paraqitura nga ana e Ferit Tabakut ishin të falsifikuara.
Me datën 27.05.2017 vendosi asgjësimin e këtyre dokumenteve të paraqitura nga Ferit Tabaku, por për arsye të parashkrimit të veprës penale nuk u morë në përgjegjësi penale edhe pse fajësia u provua.
Pas kësaj u kërkua nga shtetasi Ferit Tabaku me datë 23.12. 2019 i kërkoi gjykatës asgjësimin e dokumenteve të klasifikuara si të falsifikuar, nga ana e organit të akuzës.
Dhe gjykata vendosi asgjësimin e këtyre dokumenteve. Pas ekzekutimit të vendimit të gjykatës së Apelit Vlorë nga ana e prokurorisë Lushnjë, u bllokuan edhe shitja e mëtejshme e banesave të ndërtuara mbi tokën truall të Sefedin Shefes, ku sot është ngritur pallati 12 katësh.
Ishte prokurori i Lushnjës, Artan Azabiu që urdhëroi bllokimin e shitjes së apartamenteve të ngritura në këtë truall dhe më pas prokuroja Merita Selimi bëri edhe asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat duket se u kujdes më shumë për t’i ruajtur e përdorur se sa për të zbatuar një vendim të gjykatave më të larta se shkalla e parë.
Pas marrjes së këtij vendimi, Sefedin Shefa ju drejtuar gjykatës së shkallës parë Lushnjë duke kërkuar fillimin e gjykimit për njohjen pronarë të pronës për sasinë e metrave katrorë të zënë nga objekti që ka ndërtuar Ferit Tabaku. Pas ndërprerjes së gjykimit të ndërhyrjes nga ana e prokurores Merita Selimi, ishte gjykata e Apelit Vlorë që vendosi rihapjen e gjykimit.