Babai ‘monstër’ djeg për vdekje djalin 12-vjeçar sepse nuk bëri detyrat e shtëpisë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur së fundmi në Pakistan.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një baba “monstër” ka vrarë djalin e tij vetëm 12 vjeç dhe arsyeja do t’ju habisë.

Mësohet se i vogli nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij në shkollë.

Shaheer Khan pësoi djegie të rënda më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Babai i tij Nazir thuhet se ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë.

Por zjarri doli jashtë kontrollit dhe fëmija u përshi i gjithi nga flakët.

Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën e djegur në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për ta shpëtuar.

Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator.

Babai i tha policisë se ai hodhi vajguri mbi fëmijën dhe ndezi një shkrepëse për ta trembur atë, sipas Daily Mail.

Nazir thuhet se pranoi krimin e tij pasi u arrestua pasi gruaja e tij ngriti një çështje kundër tij pas vdekjes së djalit.

Loading...