Babai shqiptar pl agos djalin dhe merr p eng anëtarët e familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një burrë pasi ka plagosur djalin e tij ka marrë peng anëtarët e tjerë të familjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40.

Lajmi u konfirmua për Express nga drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes”, ka deklaruar Graishta. Graishta ka bërë të ditur se për lirimin e anëtarëve të familjes ka ndërhyrë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
“Për arrestimin e të dyshuarit dhe lirimin e anëtarëve tjerë të familjes është paraqitur nevoja për ndërhyrjen e njësisë special. Nuk ka pasur të lënduar gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është arrestuar dhe viktimës i është ofruar ndihma e parë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Graishta.

Loading...