‘Babait tim i vdiq djali 23 vjeç! Ma ke çuar buzë lumit e ti më tundesh!’, Majlinda thërret nga dhimbja

Gjykata ka vendosur se shtëpia e babait të Majlindës dhe Ermonetës i përket nipërve e mbesës së tij. Tani zoti Ali dhe bashkëshortja e tij, Zymbylja jetojnë në një magazinë në kushte shumë të vështira. Dy motrat erdhën në “Shihemi në Gjyq” me akuza të forta ndaj njëra-tjetrës dhe ngulmojnë se babai i tyre nuk ka firmosur asnjë dokument.
Nga ana tjetër, ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani zbulon edhe një dokument të lëshuar nga kryeplaku i fshatit Lapardha në Berat se shtëpia në fjalë është e ndarë mes zotit Ali dhe vëllait të tij të ndjerë, Ramadanit.

E ngarkuar emocionalisht nga situata dhe nga fakti që më herët gjatë lidhjes telefonike gjatë seancës me Eglantinën, vajzën e xhaxhait të tyre, kjo e fundit ndërpreu telefonatën, Majlinda ka një thirrje për të.

Majlinda: I besova djemve të xhaxhait se thashë nipërit t’ia bëjnë babait tim këtë se nipërit… xhaxhai është i babait, si mund ta nxjerrë nipi xhaxhain përjashta? Prandaj zonja Eni, i bëj thirrje Eglantinës…

Eni Çobani: Zonjë, nipi ka hapur gjyqin. Pra si s’do ta nxirrte nga shtëpia? Që në momentin që ti shikon që nipi hap gjyq për xhaxhain 80 vjeç, atëherë ti duhet të vish me vrap nga atje ku je dhe të ndjekësh babain.

Majlinda: Nuk e dija zonja Eni. I bëj thirrje Eglantinës nga kjo sallë kaq e mrekullueshme, i them ti ke vërtet një pëqrfaqësues ligjor, por në të vërtetë a është prona jote ajo Eglantina? A e gëzon dot atë pronën e babait tim që e ka bërë me gjak, e ka bërë me djersë që shpirti i tij e di? Për atë djalin të mendosh që i ka ikur djali 23 vjeç?

A mendon që i ke bërë dhunë psikologjike Eglantina, atij babait tim dhe vajzave të tij? Dhunë psikologjike, ma ke çuar në gradë të fundit ma ke çuar dhe thua je i sëmurë! Ma ke çuar babain në fushë, del babai im nëpër fusha, rri në buzë të lumit atje dhe ti më del atje tundesh! Ti ke faj! Tallet Eglantina me prindërit e tu e të mitë!/tvklan.al

Loading...