Kjo është bërë e ditur në faqen e tyre të web-it, ku kanë shkruar:
“Ekspedita Everest 2019 përfundoi me sukses! Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majën më të lartë në botë!
Mrikë malësorja si 17 vjeçare njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikqi, sot me datën 27 maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë,Everest.”
Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.
Mrika Nikqi e cila është vetëm 17 vjeçare, ka për qëllim që para se ti mbushë të 18-at të ngjisë 7 majat më të larta në botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre.