Babë e bir me koronavirus bënë rezistencë për t’u shtruar

Dy pacientët e parë shqiptarë të infe ktuar me koronavi rus, babë e bir, nuk kanë dashur që të shtrohen në spital.

Ata kundërshtuan marrjen e mostrave, ndërkohë që shkuan ën fillim në një spital privat. Edhe pse me ko llë e temperaturë, vendosën të iknin në shtëpi.

Këtë e tha vetë Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.

“Një rast që hyn në Muriqan në datë 26. Vjen e takohet me familjen e tij dhe në datë 3-4 fillon të ketë simptoma. Me babanë kontakte më të afërta.

Duke pasur vështirësi në fry mëmarrje, temperaturë të lartë i drejtohen një spitali privat. Më pas mjekja ka rekomanduar të merret mostra.

I kanë izoluar në spitalin privat dhe iu kanë kërkuar të merret mostra. Në mënyrë që të merrej mostra duhej telefonuar 127. Spitali privat ka telefonuar 127. Kemi një dakordësi me spitalet private që të gjithë rastet do përpunohen në këtë mënyrë.

Janë ndjerë më mirë dhe duke qenë një djalë i ri që sa kishte ardhur nga Italia e nuk ishte çmallur me familjen, kanë ikur në shtëpi, kanë thënë ‘mirë-mirë’ e kanë ikur. Duke u telefonuar 127 është bërë monitorimi, u pa që këta njerëz kishin shkuar në shtëpi. Nga ajo natë dhe ditën tjetër kanë pasur një lloj rezistence nga ana e pacientëve duke thënë jemi më mirë. Iu janë marrë mostrat dhe kur dolën mostrat dhe u tha se ishin pozitivë, ishin ata që kërkuan të shkojnë në spital.

Ata kanë vajtur në spital, janë informuar. Mjekja e spitalit privat i ka këshilluar. Fakti që këta vendosën këtë lloj gjëje nuk i dë non ata.

Kur dolën mostrat me ambulancë u transferuan në Inf ektiv. Mbrëmë janë njoftuar dhe njerëzit e afërt. Filloi mbrëmë e do të vijojë. Njerëzit janë përgjigjur mbrëmë, iu kemi marrë mostrat. Janë parë që kontaktet e ngushta janë 8, më pas rreth zgjerohet. Për momentin numri është 24”, deklaroi Fico në “Real Story” në News 24.

Loading...