Babë e bir u drejtojnë armë në ballë dy vëllezërve: ‘Do u vrasim’

Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër në Vaun e Dejës. Policia thotë se ndërhyri dhe parandaloi konfliktin mes katër personave, pjesëtarë të dy familjeve.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G” njofton policia.

Loading...