‘Babi mos pi’, Rama: Metën duhet ta ndihmojmë të kthehet në shtëpi

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ironizoi Presidentin Ilir Meta i cili dje akuzoi se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël duke i thënë “Thuaj babit të mos pijë shumë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se do ta ndihmojmë Ilir Metën që të kthehet në shtëpi.

“Ilir Meta, një president, të cilit e bija i thotë “Babi mos pi hajde në shtëpi”. Dhe ne duhet ta ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi.
Ne nuk duhet të humbasim trendin e historisë për t’u kthyer mbrapa se mund të votohet për fosilet e historisë, që dalin në rrugët e historisë dhe përsërisin skenat e karvanëve me makina si në ’90, por makinat janë shumë të shtrenjta, por ne kemi patronazhistë, që e dinë kush janë në ato makina, janë ato të bingove”.

Sulmi direkt nuk mungoi as për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, që e cilësoi hatanë më të madhe. “Çfarë arsye ka për të votuar PD-në? Më thoni një? Hajde ma tregoni një tullë, që vuri për Elbasanin.

Pa llogaritur pastaj atë partinë tjetër, të profesor doktoreshë infermiere, Monika Kryemadhi, se ajo është pastaj hataja më e madhe. Në qytetin e Kostandin Kristoforidhit, të votosh Monika Kryemadhin do të thotë të ngresh nga varri të gjithë Rilindasit e Elbasanit, të ofendosh historinë e këtij qyteti” tha ai.

Loading...