Balla: “Dhuna në protestë është shprehje e frikës nga reforma në drejtësi”

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thënë se opozita i trembet reformës në drejtësi dhe krijimit të SPAK.

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në Neës24, Balla tha se dhuna është shprehje e frikës nga reforma në drejtës.

“Drejtësia në këtë vend po vendoset dhe ne i kemi krijuar KLP dhe KLGJ strukturën e nevojshme për të vijuar punën. Ju thoni se opozita ka hequr dorë nga mandatet dhe nga imuniteti. Imuniteti nuk është pengesë për hetimet. Nënkryetari i PD ka thënë në një studio tjetër se tani e tutje ka vetëm dhunë. Dhuna është shprehje e frikës nga reforma në drejtësi. Ne këtë skenar ne kemi parashikuar që para 2 vitesh se sa më shumë të afrohet dita e krijimit të SPAK këta kështu do bënin”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Loading...