Balla: “Mos-hapja e negociatave gabim historik”

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla shprehet se shumica e grupeve parlamentare në Parlamentin Europian kanë votuar draft-rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Balla shprehet se grupet parlamentare të PE deklarojnë se mos-hapja e negociatave ishte një gabim historik i Këshillit Europian.

Postimi i Taulant Ballës:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian:

Mos-hapja e bisedimeve – gabim historik

Grupet Parlamentare të Parlamentit Europian depozituan mocionet e tyre mbi draft-rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë🇦🇱 dhe Maqedonisë së Veriut🇲🇰 me BE🇪🇺.

Qartazi në mocionet e depozituara theksohet zhgënjimi i grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian mbi mungesën e vendimit të Këshillit Europian që do të mundësonte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në mocionin e Grupit të Partive Popullore Europiane (inicijuar nga eurodeputetët Michael Gahler, Željana Zovko, David McAllister, Sandra Kalniete, Kinga Gál, Andor Deli, László Trócsányi) dhe Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (inicijuar nga deputetët Kati Piri, Tonino Picula, Isabel Santos, Andreas Schieder dhe Tanja Fajon) evidentohen pasojat negative në besueshmërinë e politikës së zgjerimit, e cila minon në mënyrë të drejtpërdrejtë reformat e thella të ndërmarra nga dy vendet kandidate.

Loading...