Balla njofton krijimin e strukturës së re ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’. Ja roli i saj?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’.

Teksa ka dhënë një intervistë televizive Balla sqaroi se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda policisë së shtetit.

Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ministri, teksa përmendi mbi 400 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, tha se lufta kundër trafikut drogës duhet të jetë më sistematike.
Ministri vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. Kjo, siç shtoi ministri, e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë por edhe një destinacion më të sigurt.

KLIKONI PER ME SHUME

1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
Pjesë nga diskutimi:

Ka një të dhënë që, ju si njohës apo ndjekës i të gjitha sondazheve që ndodhin, ka një të dhënë inspiruese, më shumë se 62 % e të anketuarve sa i përket rolit të policisë kërkojnë që Policia e Shtetit të marrë një rol tjetër, sa i përket besueshmërisë. Brenda oborrit nuk ka munguar siguria, por sapo fëmija del nga oborri i shkollës, bie pre e keqbërësve, që mund ta përfshijnë në aktivitete kriminale, por më shumë është fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dhe këtu është edhe një fenomen tjetër që në fakt ka qenë edhe pjesë e shqetësimeve të ngritura nga televizioni juaj që ka të bëjë me një trend të ri të përdorimit të lëndëve narkotike dhe që ka të bëjë më shumë me lëndët psikotrope, që është i dëmshëm sa i përket shëndetit, por është kthyer në trend jo vetëm në Tiranë, por edhe rrethe. Për të cilin unë kam shkuar edhe në kuvend dhe opozita, flas për opozitën që e konsideron rolin si detyrë, jo për opozitën që e sheh pjesëmarrjen aty si aktivitet destruktiv, që të kemi mundësinë që në një nga seancat e para të kuvendit, të votohet që edhe ajo lëndë dhe lëndë të tjera që ne kemi identifikuar si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj përdorimi i tyre veç faktit kur ato përdoren nga mjekët për shërbim spitalor. Në këtë këndvështrim, paketa e sigurisë në shkolla është një prej fillimeve të mira dhe një qasje e re për të garantuar që fëmijët tanë të jenë të sigurt jo vetëm brenda shkollës por brenda një perimetri sigurie. Dhe ne do ta shtrijmë këtë. Prej vitesh është folur, janë harxhuar para, konferenca, diskutime, për policimin në komunitet, por e vërteta është që tashmë kjo qasje do të ketë një forcë tjetër. Dua ta ndaj me publikun, krijimin e një force të re që quhet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike. Kjo do të jetë një strukturë e re brenda policisë së Shtetit.

Është një farë xhandarmërie?

Që kur erdhëm në drejtimin e vendit kemi pasur diskutime, natyrshëm, ka një dallim. Është brenda strukturës së Policisë së Shtetit pra, ne nuk do krijojmë dy polici. Kemi vetëm një dhe brenda saj një pjesë e forcave, si për shembull FNSH, tashmë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe nuk do kemi më Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë por do kemi Forcën Kombëtare të Sigurisë.

Pra FNSH do kthehet në …

Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Agjencitë homologe, si Gjermania zhvillon në mënyrë të vazhdueshme stërvitje me forcat tona të RENEA-s. Dhe jo pa qëllim zgjodha këtë repart, që është një repart elitë për të bërë edhe analizën e sezonit turistik, të 100 ditëve të mia në krye të ministrisë. RENEA është krenaria e Policisë së Shtetit, ajo që lidhet me Forcën Kombëtare të Sigurisë, po ju marr një shembull. Është e pamundur që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Na ka ndodhur, si komisariatin e Krujës, apo raste të tjera ku na është dashur që të ndërhyjmë me dorë të fortë për të vendosur rendin dhe ligjin. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë. Në momentin që familjariteti i tepërt i policisë vendore me elementët kriminale me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha. Si në rastin e Samitit, që u përballua me shumë sukses. Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka pasur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë.

Loading...