Balla: “Policia e shtetit ka arritur të asgjesojë një prej kri.minelëve dhe të pla.gosë një tjetër”

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nxjerrë një detaj të rëndësishëm lidhur me grabitjen në Rinas.

Duke përgëzuar policinë për punën e bërë, Balla tha se policia asgjesoi një prej kri.minelëve dhe pla.gosi një tjetër, detaj ky që nuk është pranuar nga ana e policisë.

‘Dua ta përgezoj policinë e shtetit për reagimin për herë të parë pas kaq vitesh jo vetëm në kohë por të dhënë në një su.lm me ar.më të rënda. Policia e shtetit ka arritur të asgjesojë një prej kri.minelëve dhe të pla.gosë një tjetër’, tha Balla.

Ndërkohë policia nuk e ka pranuar një fakt të tillë edhe pse gazetarët nëpër panele televizive e kanë diskutuar këtë informacion.

Sipas policisë gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabitësit ka mbetur i vr.arë organizatori i grabitjes Admir Murataj dhe nuk ka pasur të plagosur.

Loading...