Balla: S’ka shans që Meta të shpërndajë parlamentin, do ta shkarkojmë

Taulant Balla la te kuptohet ne Vizion Plus se PS nuk do te shkoje ne konsultimet e nisura nga Meta me te gjitha partite per nje date te re zgjedhjesh lokale.

Sekretari i pergjithshem i PS shtoi se nuk ka asnjë arsye për të shkuar në Presidencë për konsultime me forcat politike, pasi konsultimet për datën e zjedhjeve në presidencë janë bërë në nentor 2018.

Në këtë mënyrë ai pranoi se mazhoranca nuk ka ndërmend të pranoj ftesën e Metës për të negociuar datën e zgjedhjeve.

Balla tha se me 2/3 e numrit 140 te deputeteve ne total, Ilir Meta mund te shkarkohet nga posti qe mban. Megjithate ky proces, kjo procedure sipas tij do te kerkoje kohe pasi duhet te ngrihet edhe Gjykata Kushtetuese.

“Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës. Ai ka humbur besimin e Kuvendit, të të gjithë grupit Parlamentar të PS. Unë besoj se Kuvendi do ti bindet me 94 anëtar për ta çuar deri në fund këtë gjë. Unë kam dëgjuar një deklaratë lajthitëse të Presidentit të Republikës ndaj Kuvendit. Presidenti i Republikës po çon ndërmend edhe shpërndarjen e Parlamentit. Presidenti i Republikës mund të ketë probleme edhe të shëndetit mendor”.

Ai deklaroi se Meta nuk ka asnje shans te tentoje shperndarjen e parlamentit pasi keshtu do te bente shkeljen e dyte kushtetuese.

“Kuvendi I Shqipërisë është funksional dhe këtë e thonë edhe ndërkombëtarët. Ai mblidhet me kapacitetin që aktualisht ka për të miratuar ligje e pse jo për të ndryshuar Kushtetutën apo edhe të shkarkimit të Presidentit me 2/3. Ilir Meta kuvendin e Shqiperisë nuk ka shanse ta shpërndarë pasi me ndryshimet e 2008, nuk ka asnjë rrjesht në kushtetute ku ai mund të bazohet për këtë gjë. Ai ndërkohë sapo e ka bërë një shkelje kushtetuese duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve.

Balla tha se kerkesa per shkarkimin e Metes do te cohet deri ne fund. Ai gjithashtu iu beri thirrje kryetareve te bashkive te opozites qe te mos pengojne punen e KZAZ, ndryshe do te marrin ndeshkimin e duhur nga kodi penal

Loading...