Balla takon Cikalleshin pas ndeshjes: Do fitojmë në ndeshjen e radhës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me djalin e tij Robin kanë takuar pas ndeshjes me Anglinë lojrarin e kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla ka falenderuar lojrarin e talentuar Cikalleshi, teksa e ka cilësuar dhe si djalin më të mirë të Kavajës.
“Faleminderit djalit më të mirë të Kavajës, të kombëtares shqiptare që na bën gjithmonë krenar për golat që shënon për Shqipërinë dhe golat që shënon për ekipet që ka luajtur. Ndeshje edhe më të forta na presin pas 25 Prillit”, u shpreh Balla.

Cikalleshi në shenjë respekti i ka dërëzuar djalit të z. Balla dhe bluzën e tij të kombëtares

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

GJITHMONË ME KOMBËTARËN????⚫️

Mos harrojmë sot kishim përballë kombëtaren e vendit ku ka lindur futbolli. Do fitojmë në ndeshjen e radhës me San Marinon, siç do fitojmë edhe më 25 Prill me Lulin

#shqipëriaeardhmjajonë

Loading...