Kolegji Zgjedhor mori ditën e sotme vendimin për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve në 30 qershor dhe duke mos njohur dekretin e presidentit Meta, ka reaguar Taulant Balla.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së shprehet se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se do t’u drejtohen kutive të votimit.
Numri dy i Partisë Socialiste iu bën thirrje palëve që të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
“Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen në # 30 qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë”-thuhet në reagimin e Taulant Ballës.
Loading...