Konstituohet Këshilli i ri bashkiak i Elbasanit.
I pranishëm në ceremoninë e konstituimit, ku Bukurosh Stafa është rizgjedhur në krye të Këshillit, ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Balla theksoi rëndësinë që ka për kohën e sotme bashkëpunimi rajonal në fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.
Ndërkaq Balla u ndal u ka bërë thirrje të 7 kryebashkiakëve të këtij Qarku që të ideojnë një bashkim të ndërmarrjeve në mënyrë që të rritet efiçensa e tyre. Eksperiencë të shkëlqyer europiane ka tha kreu i grupit parlamentar socialist.
Ndërkaq Balla ka inkurajuar këshillin e Qarkut që të aplikojë sa më shumë projekte dhe të promovojë pareshtur resurset turistike dhe të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka ky rajon mjaft i rëndësishëm i vendit tonë.
“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kane qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplote se me tetor do te kemi një lajm te mire për rrugën drejt BE- se. Kuvendi eshte i angazhuar ne vijim te punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi qe presidenti takon Ballën, për mua nuk përben lajm”, tha Balla.