Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, Taulant Balla, ka deklaruar para socialistëve të Beratit se “PS nuk ka në plan të tërhiqet”.
“Nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme.
Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim.
Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë”- tha Balla, gjate takimit qe drejtuesit politik të qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat zhvilluan me Asambletë e zgjeruara në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urë Vajgurore.
Fjala e Balles
Sot ne jemi vetëm përballë të gjithë atyre. Fati na e ka sjellë që të gjithë këta ti kemi përballë. Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve.
Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve.
Ajo që patë në 16 shkurt ishte një a.kt i turpshëm, është një a.kt që e ka d*nuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE, tek Gjermania në mënyrë të veçantë si motorr i Europës.
Ngjarje të tilla do mundohen t’i përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtësi.
Një gjë po ja them nga Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni.
Kush guxon të g*dasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton”, u shpreh Balla.