Balla:”Top story është fshehur pas shpërdorimit të një shpifsi.”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Top Channel, në një kohë kur është i ftuar në emisionin “Open”, po në këtë televizion.

Duke iu referuar dokumentarit te emisionit Top Story “Injorantët e parlamentit”, i cili nxori se doktoratura e socialistit ishte e kopjuar, Balla tha se Top Channel është kthyer në një televizion të degraduar, dhe që bën emisione të porositura.
Por nga ana tjetër drejtuesit e Top Storyt janë përgjigjur menjëherë duke i dërguar SMS drejtueses së emisionit, në të cilën tregonin se i kishin kërkuar disa herë intervistë deputetit por ai nuk kishte pranuar.

DEBATI I PLOTË:

Balla: Top Channel ka degraduar, bën emisione të porositura

Eni Vasili: Nëse nuk vërtetohet ne kërkojmë falje

Balla: Top Channel ka rënë në një batak. I kam sugjeruar ministres së re kontrollin e tezave të doktoraturës në universitetin ku unë kam mbaruar.

Anila Basha: Pse nuk e hidhni në gjyq Top Channel të vërtetohet kush gënjen

Top Story: Ju kërkuam intervistë dhe ju keni refuzuar

Balla: Fare fare, fare

Eni Vasili: Ju keni refuzuar

Balla: Më vjen keq që në TCH ndodhin këto histori. Top story është fshehur pas shpërdorimit të një shpifsi.

Loading...